13 mijë km për të “disiplinuar” nusen

Një çift indian fluturoi 13 mijë kilometra, për të ndihmuar në disiplinimin, apo e thënë më thjesht, rrahjen e nuses së tyre.

Fun

05/09/2017 21:07

Policia në Florida, ku ndodhi ngjarja, tha se Jasbir Kalsi, 67 vjeç, dhe gruaja e tij Bhupinder Kalsi, 62 vjeç, udhëtuan nga rajoni i Punjabit në Indi, në kontenë Hillsborough, për të ndihmuar në këshillimin dhe disiplinimin e nuses së djalit të tyre, Devbir.

Por, nusja e identifikuar si Silky Gaind u gjet nga policia e dhunuar fizikisht dhe me shenja në trup, diçka që tregon se këshillimi ishte një dru i thjeshtë.

Policia u tmerrua pas alarmit të dhënë nga prindërit e nuses, për atë që kishte ndodhur. Gaind, 33 vjeç, tregoi më pas për policinë se vjehrrit e saj dhe burri e kishin dhunuar për disa ditë, madje babai i dhëndrit e kishte kërcënuar edhe duke i mbajtur thikën në fyt.

Tashmë vjehrrit e zellshëm dhe djali i tyre janë arrestuar dhe përballen me akuza të shumta, përfshirë dhunë dhe agresion. Duket se leksionin e dhunshëm që i dhanë nuses, tani do ta paguajnë me vite nga jeta e tyre. /Lajmi.net/