13 lojtarë të Realit shënuan këtë sezon

Nuk ka dyshim se më së shumti gola te Real Madridi ka shënuar treshja ‘BBC’, e cila përbëhet nga Cristiano Ronaldo, kryeshënuesi, Gareth Bale dhe Karim Benzema. Por, tre të lartpërmendurit nuk janë të vetmit që kanë realizuar në këtë sezon të pasur me gola për ‘Los Blancos’. Madje, pas golit që e realizoi Marcelo…

Sport

11/03/2014 15:00

Nuk ka dyshim se më së shumti gola te Real Madridi ka shënuar treshja ‘BBC’, e cila përbëhet nga Cristiano Ronaldo, kryeshënuesi, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Por, tre të lartpërmendurit nuk janë të vetmit që kanë realizuar në këtë sezon të pasur me gola për ‘Los Blancos’.

Madje, pas golit që e realizoi Marcelo ndaj Levantes, numri i futbollistëve që kanë shënuar këtë sezon u rrit në 13.

Arbeloa, Pepe, Marcelo, Illarra, Isco, Modric, Di María, Khedira, Jesé, Morata, Benzema, Bale e Cristiano, e përbëjnë listën e shënuesve të ekipit të Carlo Ancelottit.

Kësaj liste i mungojnë lojtarët si Varane, Nacho, Casemiro, Carvajal, Ramos, Coentrao e Xabi Alonso.

Ajo që është e habitshme është mungesa e golit nga ana e Sergio Ramos, i cili që prej periudhës kur ishte transferuar në Real Madrid, në sezonin 2005/06, kishte shënuar në çdo sezon.

Edhe Carvajal njihej për shënimin e golave kohë pas kohe, njëjtë si Xabi Alonso, të cilit nuk i shkonte sezon pa shënuar.

Mirëpo, deri në fund të sezonit ka mbetur ende për t’u luajtur dhe nuk i dihet kurrë. Lista e golashënuesve mund të pasurohet.