13 gjermanë të plagosur në Barcelonë

Në sulmin terrorist të kryer me një furgon në Barcelonë kanë humbur jetën 13 viktima e janë plagosur më shumë se 100 të tjerë. Mes tyre janë plagosur edhe 13 gjermanë.

Bota

18/08/2017 12:16

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane konfirmoi të premten, se në sulmin terrorist të kryer në Barcelonë me një automjet që iu vërsul kalimtarëve në shëtitoren Las Ramblas kanë mbetur të plagosur edhe 13 gjermanë. Disa prej tyre janë plagosur rëndë, thuhet nga burimet gjermane.

Nuk është ende e qartë, nëse ka viktima mes gjermanëve./DW