11 gjëra që duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjet e menstruacioneve

Të gjitha femrat keni kaluar në 'periudhën e errët' të muajit, kur dhimbjet dhe disponimi i keq ju shoqërojnë gjatë javës. Por, lajmi.net sjell disa nga mënyrat e thjeshta për të kaluar më lehtë gjatë kësaj periudhe.

Lifestyle

03/12/2015 17:12

1. Mbani në barkun tuaj një shishe me ujë të nxehtë, preferohet një shihe e butë prej gome, pasi kjo e bën gjakun të qarkullojë më shpejtë.

hotwaterbottle

2. Hani çokollatë të zezë. Ajo ndihmon të riktheni 70% të magnezit që humbisni gjatë periodave.

3. Përjetoni orgazma të shpeshta – pasi ndihmojnë që truri juaj të ketë lëndë kimike natyrale që e lehtëson dhimbjen e gjithashtu rritet edhe qarkullimi i gjakut.

4. Pini sa më shumë ujë – është shumë me rëndësi të rrini të dehidratuar, por rrini sa më larg pijeve të gazuara dhe me sheqer.

5. Bëni ushtrime të lehta dhe Joga, pasi këto ndihmojnë të rimerrni energjinë e humbur.

6. Merrni vitaminë E, të paktën dy herë në ditë gjatë ciklit ose edhe para ciklit dhe dhimbjet do të lehtësohen.  

7. Konsumoni më shumë Kalcium – nëse merrni 1200mg. kalcium kur cikli është afër, mund të përgjysmojë dhimbjet dhe madje rregullon disponimin.

8. Vendosni aromë të livandës (lavender) – është një aromë që ndihmon në relaksim dhe ndihmon të flini më lehtë.

9. Rezistoni kafeinës (mos pini kafe) – kafeina njihet të përkeqësojë edhe më shumë simptomat e menstruacioneve dhe kafeja absolutisht nuk ju ndihmon.

10. Hani më pak kripë – mundohuni t’i ikni ushqimeve me shumë kripë. 

11. Flini më shumë – lini planet për më vonë dhe mundohuni të kaloni sa më shumë kohë në gjumë, pasi cikli njihet të çrregullojë fjetjen. 

/lajmi.net