13 fraza që çdo femër ëndërron t’i dëgjojë

Çfarë ka për darkë? Më duhet të punoj prapë deri vonë! Ku është xhemperi im i gjelbër?

Lifestyle

21/07/2016 23:30

Këto fjali të përditshme sigurisht janë shumë të njohura për të gjitha çiftet.

Por çfarë me të vërtetë duan të dëgjojnë femrat nga meshkujt e tyre?

Këtu kemi vendosur disa fjali të këndshme që do të shkrijnë zemrën e çdo zonjushe!

Paralajmërim: mos merrni çdo gjë në këtë artikull shumë seriozisht!

 

  1. Dukesh shumë e bukur pa grim!
  2. Ti e vozitë veturën më mirë se shumica e meshkujve që njoh!
  3. Merr një sy gjumë e dashur. Unë do të gatuaj darkën, t’i laj enët, do pastroj shtëpinë gjithashtu do të ndihmoj edhe fëmijët rreth detyrave të shtëpisë!
  4. Mezi të njoha, po dukesh shumë e dobët!
  5. Super modelja në fustanin e tejdukshëm? Ajo qëndronte pranë meje? Jo, nuk e kam vërejtur atë!
  6. Po, do të shkojmë në pushime! Po, për një muaj të tërë!
  7. Nuk ka rëndësi se sa kushton, nëse vetëm të pëlqen ty!
  8. Ti je vajza e parë që nëna ime definitivisht e adhuron!
  9. Natyrisht, ti ke të drejtë!
  10. Nuk ke nevojë t’i zgjedhësh, le t’i blejmë të gjitha!
  11. Shokët e mi mund të presin!
  12. Çfarëdo që ndodh, le të ndodh! Ne jemi bashkë, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi!
  13. Të dua! A do të martohesh me mua?