12 vjet të Afërditës për ta marrë pronën që ia la babai (Video)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin e radhës që flet për sfidat e grave dhe vajzave kosovare për të realizuar të drejtat e tyre në trashëgim të pronës së paluajtshme.

Lajme

26/05/2017 23:41

Afërdita Statovci ka më shumë se një dekadë që pret zgjidhjen e lëndës së saj nga gjykata.

Statovci ka folur për lëndën e saj e cila tani e vite 12 është endur në gjykata duke u kthyer disa herë në rigjykim. Afërdita ka treguar se lënda e saj kishte marrë njëherë zgjidhej dhe ishte bërë e plotfuqishme. Por sipas saj e njëjta ishte prishur dhe kthyer në rigjykim.

Zvarritja më shumë se një dekadë e lëndës nëpër gjykata ajo thotë se e ka dëmtuar shumë, sepse nuk kanë pronë tjetër e as shtëpi se ku të jetojnë ajo dhe nëna e saj.

Përpjekjet e Afërdita Statovcit i tregon ajo vetë në videon të cilën mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

YouTube player