12-vjeçarja pa këmbë bëhet balerinë

Një 12-vjeçare nga Kina është bërë frymëzim për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Në moshën 6-vjeçare ajo i humbi të dyja këmbët në një aksident, por kjo nuk e pengoi që të realizojë ëndrrën e saj të madhe, baletin.

ShowBiz

20/05/2017 16:39

Pas humbjes së këmbëve, lotët e nënës së saj nuk pushonin, por vajza i dha optimizëm, duke i premtuar që ajo do ia dilte: “Dua të mësoj balet. Mami, ti do të jesh këmbët e mia”.

Me përkushtim dhe shumë punë, edhe pse pa këmbë, vogëlushja ia arriti që të fitonte një konkurs lokal dhe më pas të arrinte që të kualifikohej në një program kombëtar baleti.

Guximi dhe dëshira e 12-vjeçares për të jetuar normalisht pavarësisht problemit ka prekur miliona njerëz në mbarë botë.