12 vjeçarja nga Gjirokastra 10 ditë pa ngrënë, për shkak të lojës “Balena blu”

Një 12 vjeçare nga Gjirokastra është zbuluar se kishte arritur në nivelin e 33 të lojës “Balena blu”. Fëmija kishte 10 ditë pa ngrënë raportojnë zyrtarët e drejtorisë arsimore të qytetit dhe është pikasur nga shokët dhe shoqet e klasës.

Lajme

13/06/2017 12:21

Nxënësit e shkollës kishin vënë re se 12 vjeçarja kishte plagë në trup dhe shfaqte shenja dobësie. Emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për mediat, por zyrtarë të drejtorisë arsimore thanë se rasti është denoncuar në polici.

Mendohet se vajza kiste rënë viktimë e “Balenës blu” prej 14 ditësh. Shumë fëmijë në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të kësaj loje që përfundon me hedhjen nga pallatet, si misioni i fundit për t’u kryer.