12-vjeçari sheh për herë të parën nënën (Video)

Një 12-vjeçar ka arritur të shohë nënën e tij për herë të parë. Kjo, falë disa syzeve të reja elektronike që i mundësuan shikimin.

Fun

30/04/2016 17:49

Sipas medieve ndërkombëtare, bëhet fjalë për Christopher Ward, i cili udhëtoi për në Uashington nga shtëpia e tij në Virgjinia disa javë më parë për të provuar “eSight”.

Kjo e fundit është një pajisje teknologjike e cila i lejon njerëzit me humbje të shikimit që të shohin përsëri.

Vogëlushi kishte lindur me një hipoplasi në nervin optik, që do të thotë se para se ai të lindte, nervat optike të tij nuk ishin zhvilluar. Ja dhe momenti vogëlushi e pa nënën e tij për herë të parë.