12 vjeçari krijon printer për të verbërit vetëm me figura LEGO

Shubham Banerjee krijoi një printer për alfabetin Braille, i cili u ndërtua vetëm me Lego, vlera e të cilave arriti shumën 350 dollarë. Printerët Braille nuk janë të lirë. Një printer i zakonshëm Braille kushton më shumë se 2 mijë dollarë. Qëllimi i Shubham’it ishte që të krijojë diçka që është e përballueshme ekonomikisht dhe…

Auto & Tek

19/02/2014 14:27

Shubham Banerjee krijoi një printer për alfabetin Braille, i cili u ndërtua vetëm me Lego, vlera e të cilave arriti shumën 350 dollarë.

Printerët Braille nuk janë të lirë. Një printer i zakonshëm Braille kushton më shumë se 2 mijë dollarë. Qëllimi i Shubham’it ishte që të krijojë diçka që është e përballueshme ekonomikisht dhe që kushdo që ka nevojë të ketë mundësi ta blejë.

Ai e emëroi produktin “Braigo” ngase e ndërtoi vetëm me Lego.

Braigo nuk është i shpejtë. I duhen 5 sekonda që ta qesë një shkronjë në letër, por kjo është një sakrificë e arsyeshme duke e pasur parasysh çmimin e lirë me të cilin po dalë në treg, e që i bie të jetë 80% më lirë se printerët tjerë.

Shubham nuk është i pari që tentoi të shpikte diçka sikur kjo, por ai është më i riu në këtë.

Në vitin 2010, një grup studentësh të Universitetit Northeastern provuan të bëjnë diçka të tillë. Ata eksperimentuan me një printer të zakontë, ku e kombinuan me shkronjat e alfabetit Braille. Ky prototip ishte më i shpejtë, shkruante me një shkronjë për sekondë, dhe kushtonte 200 dollarë për t’u ndërtuar.

Por, ta ndërtosh një printer me vetëm pjesë të Legove, është krejtësisht diçka tjetër. Zbulimi i tij mund t’i ndihmojë shumë njerëzve si dhe hap mundësinë që ky produkt të përmirësohet, t’i  shtohet shpejtësia madje edhe të krijohet diçka që kushton edhe më lirë.