12 mënyrat se si ju e shkatërroni lëkurën tuaj

Nuk është fantazi. Në qoftë se jeni të stresuar kjo me të vërtetë do të tregohet në lëkurën tuaj. Nuk është e kuptueshme mirë por është e qartë që stresi e keqëson gjendjen e lëkurës tuaj.

Lifestyle

27/07/2016 22:26

Mëkatet e lëkurës

Lëkura juaj është organi më i madh në trupin tuaj dhe iu nënshtrohet shumë abuzimeve. Ekspozuar në mënyrë konstante ndaj elementëve të ndryshëm, epiderma juaj (dhe shtresat nën të) vërtet që i marrin goditjet, veçanërisht kur ju jeni fajtor për mëkate të lëkurës. A doni ta ruani lëkurën tuaj? Më poshtë tregohet se çfarë nuk duhet bërë.

1-Të ekspozoheni së tepërmi

Ishte një kohë kur njerëzit mendonin se ishte e shëndetshme që të lyenin trupat e tyre me vaj për fëmijët dhe të kalonin ditë të tëra në diell për të nxirë lëkurën e tyre. Me kalimin e viteve dermatologët na çuan në rrugë të drejtë duke na treguar me terma të sigurta që adhurimi i diellit vetëm se na çon në rrugën e plakjes së lëkurës dhe të kancerit të lëkurës. Në qoftë se ka një gjë në botë që mund të bëni për të shmangur shkatërrimet e lëkurës tuaj nga dëmtimet, kjo është të shmanget dielli, thotë Norman Levine, dermatolog në Tucson, Arizona. “Kur dielli dëmton qelizat dhe indet më të thella të lëkurës në mënyrë të pariparueshme ju bën që lëkura juaj të plaket dhe të jeni më i prirë ndaj kancerit të lëkurës.”

2- Krem mbrojtës nga dielli i përdorur pa kujdes

Kremi juaj mbrojtës nga dielli ndoshta nuk iu mbron nga dëmtimi i diellit sepse shumica prej nesh nuk e përdorin atë në sasinë e duhur që nevojitet për të na mbrojtur. Shumica prej nesh përdorin gati çerekun e sasisë që duhet. Çfarëdo kremi që të përdorni është ndoshta në sasi të vogël, kështu që të paktën dyfishojeni atë. Gjithashtu, njerëzit nuk e përdorin kremin mbrojtës për çdo dy orë siç rekomandojnë dermatologët.

3- Të shtriheni nën aparatet për nxirjen e lëkurës

Mendoni se aparatet për nxirjen e lëkurës janë më të parrezikshëm se sa qëndrimi jashtë nën diell? Mendoni përsëri. Aparaturat për nxirjen e lëkurës ju japin juve një shpërthim të dritës ultravjollcë që shkakton plakjen e lëkurës dhe do të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës – melanomën. Nuk mund të ketë gjë më të keqe për t’i bërë lëkurës tuaj.

4- Duhanpirja

Në qoftë se rreziku i kancerit të lëkurës, emfizemës, sëmundjes së zemrës nuk janë të mjaftueshme për t’ju trembur ju nga cigaret, po ato rrudha që do t’ju krijohen? Studime të njëpasnjëshme kanë treguar se sa ekstensivisht e plak lëkurën duhanpirja. Ajo bën shumë nga ato çfarë bën edhe dielli. Por e bën brenda trupit në vend që ta bëjë jashtë. Ajo e bën lëkurën të dobët, të lodhur dhe të flashkët. Në qoftë se këto nuk ju mjaftojnë, duhanpirja gjithashtu e zverdh lëkurën, ndërhyn në furnizimin e saj me gjak dhe ngadalëson shërimin e plagëve. Pra në qoftë se ju e plagosni lëkurën tuaj, ajo mund të mos shërohet aq mirë në qoftë se ju jeni duhanpirës.

5- Përdorimi i pastruesit të gabuar

Një gabim i madh që njerëzit bëjnë kur lajnë fytyrën e tyre është përdorimi i një sapuni të ashpër. Mbajeni kallëpin e sapunit tek dushi. Përdorni vetëm pastrues të butë për fytyrën, veçanërisht në qoftë se keni një lëkurë të ndjeshme. Në qoftë se lëkura juaj është e prirë për akne, sigurohuni që pastruesi të jetë pa yndyra dhe jo komedogjenik, që do të thotë që nuk e nxit aknen. Njerëzit, lëkura e të cilëve është e thatë duhet ta pasojnë çdo larje me një shtresë lëngu për fërkim (preferohet ai që ka mbrojtës nga dielli) për të mbajtur brenda lagështinë e lëkurës.

6- Pastrimi me forcë i lëkurës

Larja e fytyrës është ide e mirë. Fërkimi fort nuk është. Fërkimi fort mund të jetë shumë acarues për lëkurën. Shumë herë njerëzit që kanë akne ndjejnë sikur duhet ta fërkojnë fort lëkurën e tyre për ta bërë më të mirë, por ata në të vërtetë mund ta keqësojnë aknen. Jini i butë me lëkurën tuaj. Lajeni fytyrën duke përdorur një lëvizje të butë rrethore duke përdorur mollëzat e gishtave.

7- Shtrydhja e puçrrave

Kurdoherë që ndjeheni të joshur për të shtrydhur një puçërr, kontrollojeni nxitjen. Kjo gjë mund ta bëjë më të keqe aknen dhe të lërë një shenjë të përhershme. Më mirë lëreni atë rehat. Në vend që t’i shtrydhni puçrrat, provoni një mjekim pa recetë që përmban peroksid benzoli ose acid salicilik. Në qoftë se puçrrat nuk pastrohen, vizitohuni tek dermatologu. Në qoftë se përdorni një pasqyrë zmadhuesi, bëjeni atë armikun tuaj më të keq.

8- Stresi

Nuk është fantazi. Në qoftë se jeni të stresuar kjo me të vërtetë do të tregohet në lëkurën tuaj. Nuk është e kuptueshme mirë por është e qartë që stresi e keqëson gjendjen e lëkurës tuaj. Stresi mund t’i japë vrull psoriazës dhe rosacea-s si edhe akneve. Ai gjithashtu mund të ulë aftësinë e lëkurës për të penguar acaruesit e dëmshëm dhe infeksionet. Plus kësaj, njerëzit që janë të pushtuar nga stresi kanë më pak kohë të kujdesen siç duhet për lëkurën e tyre.

9- Teprimi

Dukja të rinj dhe drithërues vlerësohet shumë, por rendja pas kësaj ka një çmim, veçanërisht në qoftë se ju ia besoni mjekimin e lëkurës tuaj kimikisht dikujt pa titull doktori në mjekësi. Kjo duhet bërë nën udhëheqjen rigoroze të një mjeku sepse kimikatet mund të jenë shumë acaruese, veçanërisht për një lëkurë të ndjeshme ose tek persona që kanë sëmundje të lëkurës. Në duar të gabuara, një medikament mund t’ju lërë me një infeksion ose shenja të përhershme.

10- Ushqimi i tepruar

Para se të hani një copë tjetër të atij hamburgerit me dyfish proshutë, mendoni këtë gjë: Kur ju shtoni shumë peshë, lëkura juaj duhet të tendoset që të akomodojë volumin e shtuar. Kur bini nga pesha, mbeteni me një lëkurë të squllur e të lëshuar. Në qoftë se lëkura juaj nuk është mjaft elastike për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme mund t’ju duhet t’i drejtoheni kirurgjisë për ta tërhequr atë.

11- Gjumë i pakët

Më shumë se çereku prej nesh nuk bëjnë shtatë deri nëntë orë gjumë të cilat ne na nevojiten për çdo natë dhe lodhja jonë është e dukshme ashtu si dhe zbehtësia e lëkurës dhe qeskat nën sy. Lëkura juaj rinohet në kohën që ju flini. Një mungesë e gjumit ju bën të dukeni të topitur dhe apatikë dhe mund ta ekzagjerojë pamjen e rrathëve të errët rreth syve.

12- Injorimi i shenjave paralajmëruese

Një nishan që ndryshon është një nga shenjat më të qarta të kancerit të lëkurës. Zbulimi i kësaj i jep mjekut tuaj një shans ta mjekojë para se të ketë kohë të përhapet. Por si do ta mësoni që një nishan po ndryshon në qoftë se nuk e shikoni asnjëherë lëkurën tuaj? Një herë në muaj, duhet ta kontrolloni lëkurën tuaj nga koka në këmbë, para e prapa me anë të një pasqyre të madhe sa gjatësia juaj. Kërkoni ndryshime në madhësi, formë e ngjyrë të nishaneve, ose për nishane të rinj. Në qoftë se zbuloni diçka, ose në qoftë se keni një histori në familje të kancerit të lëkurës, bëni një ekzaminim të plotë tek dermatologu juaj.