11-vjeçari varroset i gjallë dhe detyrohet të marrë frymë me një gyp që të mbijetojë

Një djalë 11-vjeçar është shpëtuar nga një grup njerëzish pasi vrima që po gërmonte u shemb mbi të në një plazh në jug të Adelaidës.

Fun

20/04/2018 17:06

Jordani Spraggs po shijonte kohën e tij në vendin e pushimit Horseshoe Bay në Australinë e Jugut dhe gërmoi një vrimë prej një metër në rërë përpara se ajo të shembej dhe e bllokoi atë.

Djali e përshkroi frikën e tij kur ai bërtiste për ndihmë, por nuk ishte në gjendje të bënte zhurmë të mjaftueshme për njerëzit që të dëgjonin, ‘hoqa të gjithë rërën rreth fytyrës sime dhe sadopak e  lirova fytyren time, por ishte e vështirë të merrja frymë.’

Darien Bauer, i cili ishte në plazh në atë kohë, u përpoq të qetësonte nënën e djalit ndërsa kërkonte një mënyrë për të ndihmuar djalin që të merrte frymë.

“Ne morëm një gyp nga pjesa e prapme e makinës dhe vrapuam atje për të ndihmuar djalin që të marrë frymë.

Policia e udhëzoi grupin e shpëtimtarëve që të gërmonin nga pjesa e prapme e vrimës drejt djalit, në mënyrë që të mos shembej më tej vrima.

Pas 30 minutash djali u lirua përfundimisht, në lehtësimin e madh të familjes së tij. /Lajmi.net/