11 vjeçari në Detroit ju ndihmon të pastrehëve me çorape (Video)

Rudy Uashington është i njohur si njeriu i çorapeve. Ai e filloi vozitjen për shpërndarjen e çorapeve në vitin 2015 në Detroit.

Bota

09/01/2017 13:42

Gjithçka kishte filluar derisa bashkë me nënën e tij po qëndronin para TV-së dhe ajo tha se çorapet ishin më të nevojshmet për të pastrehët në ditë të ftohta si këto. Pastaj, Rudy mori iniciativën që të ndihmojë njerëzit nëpër rrugë, shkruan AJ+, transmeton lajmi.net.

11 vjeçari Rudy u jep çorape të pastrehëve në këto ditë të ftohta dimri, për t’i mbajtur të ngrohta këmbët e tyre. Ai u thotë të pastrehëve se atje jashtë ka njerëz të cilët mendojnë për ta, ndërkaq merr bekime dhe falenderime nga të gjithë ata që i ndihmon.

Disa prej tyre janë diabetikë, kështu që kanë nevojë të mbathin çorape.
Ka dallim të madh mes atyre që qëndrojnë në rrugë dhe atyre që janë të strehuar diku brenda.

“Duhet vetëm një njeri që të ndryshojë botën, dhe kujtoje se vjen nga zemra, vjen nga këtu brenda. Ky është definimi i një burri”, thotë një i pastrehë, derisa pozon së bashku me Rudyn dhe ndihmësin e tij.

Gjatë vitit 2016, ai mblodhi dhe shpërndau më shumë se 2000 çorape, ndërkaq edhe 6000 të tjera do të ipen si donacion për të pastrehët. /Lajmi.net/