11 të vdekur nëpër aksidente vetëm në Rajonin e Prishtinës gjatë vitit 2018!

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë në QKUK i aksidentuari me motoçikletë në Fushë Kosovë pasditen e djeshme.

Lajme

25/04/2018 10:05

25 vjeçari, G.N. është personi i 11 që ka humbur jetën në aksident trafiku në Rajonin e Prishtinës, për vitin 2018, njofton policia.

“Prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur, 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona”.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, është thirrja e policisë së Rajonit të Prishtinës. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm me motoçikletë /FOTO