11 persona plagosen gjatë intervistës së Andres Iniestas

Ka shkuar ashtu si asnjë nuk e priste intervista e Iniesta-s për emisonin “Chester” në Spanjë.

Sport

15/05/2018 17:21

Mesfushori spanjoll i Barcelonës do të zhvillonte një intervistë në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit ku do të fliste rreth karrierës së tij e të ardhmes larg katalanasve.

Për këtë arsye drejtuesit e emisionit e kishin parë të arsyeshme për të improvizuar një tribunë spektatorësh, e cila faktkeqësisht pak para se të fillonte intervista nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.

11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë.

Sigurisht që regjistrimet e emisionitjanë anuluar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital.