11 kryetarët e Komunave të regjionit të Gjilanit takohen për sfidat në siguri, tolerancë dhe zhvillimin

Komuna e Gjilanit si bartëse e aktiviteteve, ka organizuar sot me mbështetje edhe të zyrës së përfaqësuesit special të OKB-së në Kosovë, takimin ndërkomunal me kryetarët e Komunave të regjionit të lindjes dhe nënkryetarëve të Komunave me qëllim bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, sfidave dhe zhvillimit të përgjithshëm në funksion të jetës më të mirë dhe të sigurt të qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare.

Lajme

27/07/2017 15:49

Kryetari Haziri, pas takimit ka thënë se sfidë e parë dhe e përbashkët është parandalimi i çdo lloj ekstremizmi apo radikalizimi të dhunshëm nëpër këto komuna.

“Sfidë e parë e trajtuar është parandalimi i çdo lloj ekstremizmi, apo radikalizmi të dhunshëm. Mekanizmi Referues në Gjilan është treguar efikas dhe dëshirojmë ta shtrijmë këtë lloj ndikimi edhe në nivel të komunave në qeverisjen lokale, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, që shpie në terrorizëm. Jemi pajtuar bashkërisht 11 kryetarët e Komunave pjesëmarrëse që të punojmë në parandalim”, ka thënë kryetari Haziri.

“Sfidë e dytë e përbashkët poashtu është zhvillimi lokal-ekonomik. Në kuadër të kësaj do të punojmë së bashku në zonën e madhe të përbashkët ekonomike. Po punojmë që ta krijojmë këtë zonë e cila do ti tërheqë të gjitha potencialet ekonomike të investitorëve. Tashmë vendimi i Kuvendit Komunal të Vitisë është konsiderim, meqë është i licensuar për një zonë të përbashkët ekonomike, ngase të gjitha komunat i kanë zonat e tyre ekonomike. Ne e kemi zonën tonë ekonomike dhe kemi planet tona për Gjilanit, por, zona e përbashkët ekonomike është një mundësi e sigurt për investitorët e mëdhenjë të huaj që mund të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai duke potencuar poashtu një konfirmim për vazhdim të punës në bashkëpunim të plotë.

Haziri ka potencuar se në këtë takim temë e veçantë ishte edhe inkurajimi i dialogut fetarë, përmes liderëve të bashkësive fetare nëpër Komuna.

“Poashtu si pikë tjetër ishte edhe inkurajimi i dialogut fetarë, përmes liderve fetarë. Kështu Bashkësia Islame e Gjilanit me këto Komunat tjera, pastaj Kisha Katolike, Ortodokse dhe ajo Protestante, të bashkohen në ndërtimin e një dialogu më të gjërë fetarë, i cili ndihmon zgjidhjen e problemeve etnike, problemeve fetare të cilat mund të burojnë si probleme të përditshme, në mënyrë që Komuna të ketë një rol më të madh në infrastrukturën e tyre, në bashkfinancime dhe në gjetjen e modaliteteve më të mira funksionale, në mënyrë që liderët fetarë të vazhdojnë angazhimin e tyre në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta për qytetarët tanë pa dallime etnike dhe fetare”, ka pohuar kryetari Haziri duke ofruar mbështetjen edhe për Komunat tjera.

Ndryshe sipas kryetarit Haziri shumë shpejtë do të mbahet edhe takimi tjetër i rregullt, për të diskutuar sfidat, arritjet dhe problemet eventuale, sikur që disa Komuna janë jashtzakonisht të prekura shumë nga procesi i privatizimit dhe kështu në disa Komuna të këtij regjioni janë prioritare për të diskutuar. Temë tjetër e takimit të ardhshëm poashtu do të jetë edhe roli i komuniteteve etnike në integrim dhe tema të cilat kanë të bëjnë me jetën, sigurinë dhe zhvillimin e qytetarëve të këtij regjioni.

Ndryshe, në prononcimin për media, kryetari Haziri, ka përmenduer prezantimin pozitiv për Gjilanitn nga përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, duke pohuar se angazhimi për një tolerancë fetare dhe etnike do të vazhdoj edhe më tutje sepse një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët është interes yni i përditshëm.