11 gjërat që duhet të fshihni menjëherë nga Facebook

Me mbi 1.49 miliardë përdorues, Facebook është një prej rrjeteve sociale më me influencë në botë. Por përballë një rrjeti kaq të fuqishëm duhet të tregoni kujdes me mënyrën sesi bashkëveproni me të.

Fun

03/07/2016 19:29

Teksa Facebook thotë se mbrojtja e privacisë së përdoruesëve të tij është prioriteti kryesor, disa informacione do të bënit mirë që të mos i linit në profil, si adresa e shtëpisë apo shkolla që keni ndjekur.

Këto janë 11 informacionet që duhet të fshini sa më parë nga rrjeti social.

Ditëlindja

Ditëlindja është një detaj i rëndësishëm rreth një individi, ashtu si emri dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit mund të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.

Numri i telefonit

Rasti më i mirë është që t’ju marrë në telefon një admirues/e, ndërsa ai më i keq, është që t’ju përndjekin.

Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj

Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook, Dunbar zbuloi se pjesa më e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa më pak miq në rrjetin social, me të cilët mund të keni një bashkëveprim të shëndetshëm.

Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes

Bëjini vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta mendonin këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në një pyetje të rëndësishme.

Shkolla që ndjekin të vegjlit

Sipas një raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit. Ndaj, gjëja e fundit që do të donit është që t’i jepnit njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.

Vendndodhja

Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone.

Në 2015-ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do të thotë se i njëjti numër ka potencialin për të ndarë vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron t’ju bëjë keq e ka të lehtë t’ju gjejë.

Shefin tuaj

Kjo është klasike. Facebook është rrjet social dhe përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm. Por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet.

Mos bëni tag vendndodhjen tuaj

Njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.

Kur dhe ku do të shkoni me pushime

Sipas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.

Statusi i lidhjes

Nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook. Lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.

Detaje të kartës së kreditit

Kurrë! Nuk është kurrë ide e mirë.