11 futbollistët më të vjetër në “Euro 2016”, në listë lojtari i Shqipërisë

Disa lojtarë edhe pse në moshë të shtyrë ende vazhdojnë të përfaqësojnë vendet e tyre.

Sport

05/06/2016 20:31

Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga Euro 2016, ku pjesëmarrëse do të jenë 24 kombëtare të ndryshme në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Në këto kombëtare marrin pjesë lojtarë të ndryshëm, ku disa prej tyre janë në fundin e karrierës. Në 11 lojtarët më të vjetër të këtij evropiani, është edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Orges Shehu, i cili ka 38 vjet.

Kjo është lista e lojtarëve më të vjetër në Euro 2016:

1. Jean-Francois Gillet – Belgjikë 37 vjet
2. Shevchuk – Ukrainë 37 vjet
3. Antoly Tymoshchuk – Ukrainë 37 vjet
4. Zoltan Gera – Hungari 37 vjet
5. Edijur Gudjohnsen – Islandë 37 vjet
6. Orges Shehu – Shqipëri 38 vjet
7. Ricardo Carvalho – Portugali 38 vjet
8. Roy Carroll – Irlanda Veriore 38 vjet
9. Gianluigi Buffon – Itali 38 vjet
10. Gabor Giraly – Hungari 40 vjet
11. Shay Given – Republika e Irlandës 40 vjet

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.