10’shet e reja

Banka Qëndrore Europiane do të fillojë qarkullimin e kartmonedhës së re me vlerë 10 euro.

Lajme

13/01/2014 21:47

10 eurot e reja do të jenë të dizajnuara ashtu që numri 10 do të jetë më i theksuar. Gjithashtu do të ketë masa shtesë sigurie në të dyja anët, në mënyrë që të evitohen falsifikimet e mundshme.

“Është e qartë se do të jenë të ngjashme me 10 eurot që aktualisht keni në xhep (me arkitekturën dalluese romake). Sidoqoftë, do të jenë më të dukshme vizualisht,  pasi që imazhet janë më të mëdha e më të definuara,  si dhe ngjyrat do të jenë më të forta”, ka deklaruar Yves Mersch, anëtar i Bordit të Bankës Qëndrore Europiane.

Kartëmonedhat e reja me vlerë prej 10 euro do të fillojnë qarkullimin më 23 shtator të këtij viti.