Zemaj: Dështimi në INTERPOL tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas dështimin të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Lajme

20/11/2018 10:59

Ai ka thënë se votimi i sotëm “kundër” anëtarësimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale, siç thotë ai, të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike.

“Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Zemaj në Facebook, përcjell lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Votimi i sotëm “kundër” anëtarësimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike.

Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerzë shekels të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerzë plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarsime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës përendimore.

Edhe çka duhet të bëni mē shumë që të demtoni të ardhmen e Kosovës!!!