Ish trajneri i Shqipërisë: Guardiola është fajtori për dështimin e Gjermanisë

Dështimet e Gjermanisë në futboll nuk kanë të ndalur.

Sport

18/11/2018 15:30

Pas eleminimit në grupet e Kupës së Botës, në Rusi, “panzerët” kanë dëshpëruar edhe në Ligën e Kombeve.

Ata përfunduan në vendin e fundit, në grupin e përbërë nga Franca, Holanda dhe Gjermania, duke fituar vetëm një pikë.

Ish trajneri i Shqipërisë, Hans – Peter Briegel, ka thënë se taktikat e Guardiolas kanë pasur influencë negative në Gjermani.

“Një princip shumë i thjeshtë na ka ikur nga mendja: Që në futboll ka rëndësi rezultati më shumë se kontrolli i lojës. Që kur Guardiola erdhi në Bayern Munich, diçka ndryshoi. Kemi iluzionin se duhet pasu 75% posedimin e topit për të fituar. Por, për fitoren nuk duhet pasur atë” ka thënë Briegel, për “Repubblica”, transmeton lajmi.net.

“Historia, gjithashtu kampionë botëror (Franca), kanë treguar që mund të fitosh ndeshjen edhe duke i dhënë 50% të posedimit kundërshtarit” ka thënë trajneri gjermani.

Në ndeshjen e fundit kundër Rusisë, Gjermania fitoi me rezultatin 3:0, falë golave të Sane, Sule e Gnabry. /Lajmi.net/