Lladrovci benë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Abri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor komunal me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku, Afrim Hajdaraj dhe 29 martirëve të familjes Deliu, kanë bërë homazhe pranë varrezave të tyre dhe ka venë kurora me lule.

Lajme

26/09/2018 13:11

Gjatë përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të masakrës Deliu, kryetari Lladrovci, shprehu respektin dhe dhimbjen për familjen Deliu, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e masakrave të kryera nga ushtria dhe policia e regjimit serb. “Kjo është historia e popullit tonë dhe si e tillë është kujtesë e cila nuk harrohet. Shënimi i këtij përvjetori është shembulli më i mirë për drejtësi dhe gjykime ndaj luftës së fundit ku fatkeqësisht edhe sot e 20 vite askush nuk është gjykuar për këtë krim makabër ndaj civilëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të tre dëshmorëve dhe 29 martirëve të fshatit Abri, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është mbajtur edhe një Akademi Përkujtimore nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.