Çfarë ka ndodhur sot në stadiumin ku do të debutojë Kosova? (FOTO)

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, kryeministri Edi Rama, ka inspektuar nga afër punimet e stadiumit “Lor Boriçi’.

Sport

12/07/2016 17:45

Rama është ndalur në mjediset e brendshme duke vlerësuar cilësinë e punimeve, që nga dhomat e zhveshjes, në tribunën e re dhe pjesë të tjera të stadiumit.

Në dalje Rama inspektoi edhe mjediset e jashtme përreth stadiumit, duke parë hapësirat rreth tij që kanë qenë një kusht i kërkuar me ngulm nga UEFA.

Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë nga prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, dhe deputeti i LSI Agron Çela.

“Loro Boriçi” tashmë është në fazën e testimit dhe deri tani gjithçka ka rezultuar pozitive.

Ndeshja e parë që do të luhet në impiantin e ri do të jetë pas rreth një muaji, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, dhe në shtatorë kombëtarja do të luajë ndeshjet eliminatore “Rusi 2018”.