O’Connell: Qëllimi i vizitës së Princit, mbështetja e ripajtimit në Ballkan

Nesër në Kosovë fillon vizitën Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall Camila nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe të cilët do të kenë takime dhe aktivitete të ndryshme.

Lajme

17/03/2016 20:50

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë se vizita në Kosovë është pjesë e një turi ballkanas dhe ka për qëllim ripajtimin.

“Qëllimi i vizitës ka qenë për të mbështetur ripajtimin në Ballkan gjithashtu fuqizimin e të rinjve dhe qytetarëve dhe gjithashtu një interes personal i Princit për të mbështetur dialogun mes feve. Po shpresoj se do të jetë një vizitë shoqërore, ai nuk është politikan apo diplomat, pra do të jetë një vizitë ndryshe por do të kemi takime me Presidenten dhe me liderë jo vetëm të partive politike por gjithashtu me disa shërbyes civilë që janë në shërbim të qytetarëve dhe gjithashtu ai do të takohet me disa qytetarë të Britanisë edhe të Kosovës që punojnë si vullnetarë në mënyrë të palodhshme për të mirën e Kosovës’, tha ambasadori për televizionin publik.

Princi në turneun në Ballkan ka vizituar Kroacinë, Serbinë, nesër do të vijë në Kosovë dhe më pastaj do të vizitoj edhe Malin e Zi.