Tipari më i rëndësishëm që duhet ta kërkoni tek partneri juaj

Tipari më i rëndësishëm tek një partner nuk është sa gjëra keni të përbashkëta ose sa tërhiqeni nga ata, sipas psikologut Peter Pearson.

Lifestyle

11/03/2016 23:48

Në një intervistë me Tech Insider, Dr. Pearson thotë se “kupa e shenjtë” e lidhjeve është gjetja e një partneri që ndan të njejtat vlera themelore si ju, transmeton lajmi.net.

Hormoni fillestar që ndjeni kur e shihni dikë tërheqës mund të duket si gjëra më e rëndësishme në atë kohë, por Dr. Pearson thotë se këto reaksione kemikale zhduken me kohën, ndërsa vlerat jo.

“Mund t’i negocioni interesat,” thotë Dr Pearson, “por jo vlerat”.

Vlerat themelore janë shumë të vështira për t’u kompromisuar dhe për këtë arsye, Dr. Pearson thotë se kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ta kërkoni tek partneri./lajmi.net