Zyrtare: Roma me dy përforcime

Klubi italian, Roma, ka bërë dy goditje në mes të sezonit.

Merkato

29/02/2016 21:45

Klubi verdhekuq ka blerë përfundimisht sulmuesin Diego Perotti dhe mbrojtësin Ervin Zukanovic.

Roma ka arritur marrëveshje me Genoan dhe Sampdorian për finalizimin e opracionit, pasi që paraprakisht i kishte huazuar ata gjatë janarit, përcjellë “Lajmi.net”.

Perotti dhe Zukanovic i kanë pëlqyer shumë trajnerit Luciano Spalletti i cili iu ka dhënë minutazhë të mjaftueshme dy futbollistëve.