Jahjaga shpreson që Oscari të vijë në Kosovë

Kanë mbetur pak orë para se të fillojë ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘’Oscar’’, ndërkaq Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, nuk la pa përshëndetur dhe iu dëshiruar sukses ekipit të filmit ‘’Shok’’, i pari në historinë kinematografike të Kosovës i nominuar për këtë çmim prestigjioz.

ShowBiz

28/02/2016 14:24

Jahjaga përmes rrjetit social Facebook tha:

‘’I dëshiroj sukses ekipit të filmit Shok. Ky film për dramën njerëzore që e kaluam për ta fituar lirinë, tashmë e ka fituar zemrën e botës dhe shpresoj që sonte do ta sjellë në Kosovë Oscarin. #oscars’’