SHBA-ja fillon luftë kibernetike kundër ISIS-it

SHBA-ja ka filluar një luftë kibernetike të paprecendentë kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, për të goditur aktivitetin e militantëve islamikë në internet.

Bota

26/02/2016 23:16

“Objektivi kryesor është ai i bllokimit të përdorimit të medias sociale si mjet të rekrutimit të luftëtarëve të huaj”, sipas disa mediave amerikane, një ditë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësues të Silicon Valley dhe të Hollywood.

Kjo ofensivë e drejtuar nga Pentagoni do të fillojë në “Fort Meade”, në Maryland, i zgjedhur nga sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, si shtab i përgjithshëm i operacionit “cyberwar”.

Sulmet në rrjet do të shërbejnë për të penguar operacione financiare online nga ana e krerëve të ISIS-it/Kp