Cana, lajmi i ditës

Lorik Cana do të largohet nga Nantesi, dhe kjo do të ndodh gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/02/2016 20:13

Kështu bëjnë të ditur mediat franceze, që i referohen edhe deklaratës së kapitenit të Kombëtares shqiptare.

“Unë kam një marrëveshje verbale me presidentin e klubit. E shoh se këtu ka lojtarë të talentuar që kanë të ardhme, dhe unë jam këtu për të përkrahur klubin në një kohë specifike, dhe për një kohë shumë të shkurtër”, tha Lorik Cana, shkruan “Foot-sur7.fr”, përcjellë GazetaOlle.com.

Gjakovari kaloi në Nantes në verën e vitit të kaluar nga Lazio.