Kuçi tregon datën kur do të dorëhiqet Thaçi

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se Hashim Thaçi kryetari i PDK-së, që të premten pritet të zgjidhet president i Kosovës, do të dorëhiqet nga posti udhëheqës në parti, në momentin që shpallen rezultatet e votimit për president në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

25/02/2016 23:16

“Dorëheqja e Thaçit nga pozita në PDK, do të jetë në momentin kur shpallen rezultatet nga votimi i presidentit”, ka thënë Kuçi në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.