Ranieri tallet me Arsenalin

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, thotë se skuadra e tij do ta ketë më të vështirë përballjen me Norwichin sesa atë me Arsenalin, që e pati më 14 shkurt.

Sport

25/02/2016 18:54

Leicesteri, që prinë me tri pikë para Tottenhamit dhe Arsenalit, ndaj “Topçinjve” pësoi humbjen e tretë në ligë.

Këtë fundjavë, Leicesteri luan me Norwichin që rrezikon largimin nga liga, dhe Ranieri ka kërkuar nga lojtarët të mos humbin fokusin në lojë.

“U kam thënë lojtarëve që do të jetë ndeshje e madhe të shtunën”, ka thënë Ranieri në konferencën për media.

“Do të jetë më e vështirë se me Arsenalin. Dua t’i shoh lojtarët të fokusuar dhe të nervozuar sepse humbëm në minutën e fundit ndaj tyre”, shtoi ai.