Vendoset orari i “El Clasicos”

Zbulohet orari i "El Clasicos" ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Sport

25/02/2016 17:43

Sipas “Mundo Deportivo”, sfida mes dy gjigantëve spanjoll do të zhvillohet më 2 prill, që i bie e shtunë, në ora 20:30.

Dueli më i madh i futbollit spanjoll vjen pikërisht pas një pauze dy-javore të La Ligas, për shkak të ndeshjeve miqësore në nivel përfaqësuesesh, ku Spanja luan ndaj Italisë (24 mars) dhe Rumanisë (27 mars), përcjellë “Lajmi.net”.

Tifoz i kujt është krijuesi i Facebookut? (FOTO)

Për t’a krahasuar me orarin e Ligës së Kampionëve, “El Clasico” zhvillohet dy ditë para çerekfinaleve të këtij kompeticioni, ku Barca dhe Reali janë pranë kalimit tutje pas fitoreve me rezultat të njëjtë, 2:0, ndaj Arsenalit respektivisht Romës.

90-minutëshi në “Camp Nou” do të jetë shumë i zjarrtë, pasi që edhe mysafirët e Real Madridit, fitoren e kanë opsionin e vetëm.