Fakte për kandilin e detit që do t’iu lënë pa mend

Kandili i detit  mund të jetë organizmi shtazor më i vjetër në botë.

Fun

24/02/2016 22:44

Ai mund të gjendet në të gjitha oqeanet dhe mendohet se ekziston që prej 650 milionë vjetësh apo edhe më shumë.

Shkencërisht nuk quhet peshk, ndonëse jeton në ujëra.

GazetaMonitor ju sjell disa fakte për këtë organizëm që do t’iu lënë gojëhapur.

Disa kandila të detit janë të “pavdekshëm” Kandili i pavdekshëm i detit është si Benjamin Button, personazhi i luajtur nga aktori Brad Pitt.

Qelizat e kandilave të detit, tek disa prej tyre nuk vdesin por thjeshtë transformohen dhe kthehen në formën e tyre të mëparshme dhe kjo i bën një lloj specie të pavdekshme. Kandili i detit nuk ka tru Kandili i detit nuk ka tru apo sistem qendror nervor por ai ka një rrjet të nervave të lokalizuara në epidermë dhe quhet thjesht “rrjeti i nervave”.

Përbërja ujë 90 për qind e trupit të kandilit të detit është ujë. Shumica e masës xhelatiioze që quhet ‘mesoglea’ gjendet në ombrellën e tyre e cila është sipër, e cila është e rrethuar nga dy shtreza qelizore që formojë ombrellën.

Ndërkaq, ombrella e poshtme njihet si zilja, transmeton gazetamonitor.

Riprodhimi Kandilat e detit kanë gjini. Në shumicën e rasteve, për tu riprodhuar edhe meshkujt por edhe femrat lirojnë spermën dhe vezën në ujë. Ashtu e pambrojtur veza fekondohet dhe më pas krijohet organizmi i ri.

Vdekjeprurës Helmi i kandilit të detit, në Britaninë e Madhe konsiderohet si më vdekjeprurësi pasi aty që prej vitit 1954 janë regjistruar 5,5568 vdekje nga kandili i detit.

Kandili i detit po analizohet për shërimin e kancerit Proteinat e gjelbërta fluoreshente të marra nga kandili i detit janë duke u analizuar nga doktorët me qëllim që të gjendet shërimi për kancer.

Akoma nuk ka rezultate konkrete por doktorët shpreojnë se kjo krijesë interesante mund të ndihmojë shumë njerëzimin në të ardhmen./gazetamonitor