Ja si duket sot Valentina e serialit ‘Mi gorda bella’ (Foto)

Kanë kaluar shumë vite prej transmetimit të serialit spanjoll 'Mi Gorda Bella' në një nga televizionet kosovare. Seriali në atë kohë është pëlqyer shumë nga shikuesit.

ShowBiz

23/02/2016 21:32

‘Valentina’ ishte trashalluqja e bukur e cila me rolin e saj kryesor në serial bëri të gjithë për vete, shkruan lajmi.net.

Aktorja quhet Natalia Streignard nga Madridi dhe ka lindur me 9 shtator 1970. Kur ishte vetëm 3 vjeçe ajo u shpërngul me familjen e saj në Venezuelë.

Në vitin 1992 ajo u shpall edhe Miss Venezuela.

Më 2002 ajo u bë pjesë e kastit të aktorëve në serialin ‘Mi gorda bella’ me rolin kryesor si ‘Valentina’. Seriali pati një sukses shumë të madh gjithandej.

Sot ajo është 45 vjeçe, është e martuar dhe ka dy fëmijë./Lajmi.net