Messi përballë “maces së zezë”

Lionel Messi do të përballet sonte me "macen e zezë".

Sport

23/02/2016 18:19

Ylli i Barcelonës do ta ketë përballë portierin që i ka rezistuar pafundësisht gjatë viteve të kaluara sa ishte pjesë e Chelseat, Petr Cech.

Gardiani i londinezëve është shndërruar në një “mit” për argjentinasin, i cili s’ka mundur t’i shënojë as nga pika e bardhë e penalltisë, përcjellë “Lajmi.net”.

Përkundër këtij fakti, Arsenali është një nga viktimat e preferuara të Messit, por mbetet të shihet nëse Cech do ta ndryshojë këtë histori. Dueli Arsenal-Barcelona fillon në ora 20:45.