Hysaj te gjiganti evropian?

Elseid Hysaj e ka arritur kulmin e karrierës dhe pritet të largohet nga Napoli.

Merkato

23/02/2016 17:07

Mbrojtësi shqiptar po luan me sukses tek Napoli dhe kjo ka bërë që përfaqësuesi kuqezi t’ju bie në sy klubeve të mëdha evropiane, shkruan Zëri.

Sipas mediave italiane, mbrojtësin e djathtë po e kërkon Bayern Munichu.

Madje, në ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Milanit, të zhvilluar të hënën mbrëma, në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori teknik i gjigantit bavarez, Michael Reschke, për ta vëzhguar Hysajn.