Largohet Conte, ky do të jetë trajneri i ri i Italisë

Roberto Mancini pritet të bëhet përzgjedhës i Kombëtares së Italisë.

Sport

23/02/2016 16:10

Kështu ka shkruar “Calciomercatoweb.it”, që është shprehur e bindur që Antonio Conte do të largohet pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Në fund të sezonit Mancini pritet të largohet nga Interi dhe kështu me shumë gjasë do ta marrë drejtimin e Italisë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sa i përket të ardhmes së Contes, ai me pritet të bëhet trajner i skuadrës angleze, Chelsea.