Scholes-United, e pabesueshme por e vërtetë

Jose Mourinho nuk do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Manchester United.

Merkato

19/02/2016 19:18

Kështu ka shkruar “Manchester Evening News”, e cila është e bindur që vendin e Louis Van Gaal do ta zë Paul Scholes.

Sipas këtij shkrimi, ish-futbollisti i Unitedit ka dhënë dorëheqje nga pozita e analistit në “BT Sport”, për të marrë postin e trajnerit te Unitedi, përcjellë “Lajmi.net”.

Gjatë ditëve në vijim pritet që klubi të dalë me një komunikatë zyrtare për një gjë të tillë.