Perez, gati katër “çmenduri”

Real Madridi pritet të bëjë përforcime bombastike në afatin kalimtar të janarit.

Sport

19/02/2016 16:52

“Fichajes.net” ka shkruar që Florentino Perez është gati të bëjë “çmenduri” për transferimin e katër yjeve në “Santiago Bernabeu”.

Emrat e dëshiruar janë David De Gea i Manchester United, Mats Hummels i Borussia Dortmundit dhe Paul Pogba e Alvaro Morata të Juventusit, përcjellë “Lajmi.net”.

Trajneri Zinedine Zidane e ka dhënë dritën e gjelbër dhe Reali pritet të nisë shumë shpejtë negociatat me tri klubet për këto katër top-përforcime.