Juventus-Bayern, lajm i madh nga Guardiola

Bayernit i rikuperohen dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Sport

19/02/2016 16:33

Bëhet fjalë për Mario Gotzen dhe Franck Riberyn, të cilët do të grumbullohen në ndeshjen me Juventusin.

“Gotze dhe Ribery do të grumbullohen. Ata janë rikuperuar, por kanë nevojë për të ushtruar ende”, deklaroi Guardiola, përcjellë “Lajmi.net”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Darmstadtit, ai refuzoi të japë më shumë komente për Juventusin, duke e konsideruar ndeshjen e radhës në Bundesligë si shumë të rëndësishme.