Zyrtare: Injorohet Reali, ja vendimi për Varanen

Është refuzuar ankesa e klubit të Real Madridit për mbrojtësin Rafael Varane.

Sport

18/02/2016 21:32

Komisioni për Ankesa nuk e ka marrë parasysh ankesën e klubit të Real Madridit, i cili pretendoi që Raphael Varane nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Klubi nga Madridi kishte përgatitur dy video-materiale për të dëshmuar se Varane nuk e meritoi përjashtimin, mirëpo Komisioni ka vendosur për të suspenduar Varanen për një ndeshje, përcjellë “Lajmi.net”.

Në këtë mënyrë, qendërmbrojtësi do t’i mungojë Realit në ndeshjen e së dielës kundër Malagas në “La Rosaleda”.

Ky është një problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane, i cili s’mund të llogaritë as në qendërmbrojtësin tjetër, Pepe.