Irina: Ja çfarë më bëri Ronaldo

Irina Shayk ka folur për ish-in e saj, Cristiano Ronaldo.

Sport

18/02/2016 17:04

Modelja ruse ka deklaruar se është ndjerë keq dhe e pasigurt në krahët e yllit të Real Madridit.

“Me të u ndjeva keq dhe e pasigurt. Kjo ndodh kur një grua bashkohet me njeriun e gabuar”, deklaroi Irina Shayk, përcjellë “Lajmi.net”.

Lidhja mes Irinës dhe Ronaldos ka zgjatur për pesë vjet.

Që prej verës së vitit të kaluar, rusja duket shumë e lumtur me të dashurin e ri, Bradley Cooper.