Modric: Ky është trajneri im i preferuar

Zinedine Zidane nuk është trajneri i preferuar i kroatit Luka Modric.

Sport

12/02/2016 23:46

Ylli i Real Madridit ka thënë që ai ka “rënë në dashuri” me trajnerin italian, Carlo Ancelotti.

“Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë trajnerët këtu, mirëpo Ancelotti ishte i veçantë”, deklaroi Modric për “BBC”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Zidane? Ai flet shumë pak. Është pikërisht ajo që ka pasur nevojë Reali në këtë moment”, shtoi kroati.

“Ronaldo? Është e mahnitshme mënyra se si ai luan çdo ndeshje në nivel të lartë, sepse një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë”, përfundoi ai.