Carpi-Roma, gëzohet Real Madridi

Romës iu janë lënduar dy futbollistët kyç në ndeshjen ndaj Carpit.

Sport

12/02/2016 22:58

Në minutat e fundit, mbrojtësi Kostas Manolas dhe sulmuesi Mohamed Salah, kanë ndjerë dhembje.

Salah doli nga loja, ndërsa Manolas mbeti në fushë sepse Luciano Spalletti i kishte kryer tri zëvendësimet, përcjellë “Lajmi.net”.

Lëndohet ylli i Realit, mungon 1 muaj

Brenda 24 orëve do të bëhen testet mjekësore për të parë gjendjen e dy futbollistëve.

Në Romë frikësohen shumë se ata do ta humbasin sfidën ndaj Real Madridit në mesjavë.