Bashkimi-Sigal Prishtina, ja rezultati pas pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Sport

12/02/2016 20:43

Rezultati pas pjesës së parë është 48:44 në të mirë të prishtinasve.

Atmosfera në palestër është impozante, ani pse ajo nuk është e stërmbushur, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Paraprakisht, kualifikimin në finale e ka siguruar Peja, pas fitores kundër skuadrës së Trepçës.