Katastrofë për Realin, 8 ndeshje të vështira për një muaj

Real Madridi është duke hyrë në një fazë shumë të vështirë të kampionatit.

Sport

12/02/2016 19:15

Skuadra e Zinedine Zidane, për një muaj do t’i zhvillojë 8 ndeshje, të cilat pritet të jenë secila më e vështirë se tjetra.

Pos kundërshtarit të fortë në Ligën e Kampinëve, Romës, Reali në këtë periudhë do ta zhvillojë edhe derbin lokal kundër Atletico Madridit, përcjellë “Lajmi.net”.

Një gjë që e shqetëson jo pak trajnerin Zidane janë lëndimet, ku pikërisht në këtë fazë, disa futbollistë kanë probleme fizike.

Më poshtë mund t’i shihni 8 sfidat që e presin Realin nga 13 shkurti deri më 13 mars.

Real Madrid-Athletic Bilbao
Roma-Real Madrid
Malaga-Real Madrid
Real Madrid-Atletico Madrid
Levante-Real Madrid
Real Madrid-Celta Vigo
Real Madrid-Roma
Las Palmas-Real Madrid