Zidane-Messi, formacioni “aktiv” që 10 vjet

Ndeshja ndaj Athletic Bilbaos do të jetë mjaft interesante për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sport

11/02/2016 16:53

Jo vetëm për shkak të rivalitetit të madrilienëve me baskët, por te Bilbao tani luajnë katër futbollistë të cilët kanë qenë në La Liga edhe para 10 vitesh, atëherë kur Zidane është pensionuar.

Në total, numri i lojtarëve që ende luajnë në elitën e futbollit spanjoll që prej vitit 2006 është 46, përcjellë “Lajmi.net”.

Messi gëzon Barcelonën

E përditshmja spanjolle “Marca” e ka bërë një formacion me më të mirët prej tyre, ku në krye të sulmit është argjentinasi Lionel Messi.

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Athletic Bilbaos, zhvillohet të shtunën në ora 16:00 në “Santiago Bernabeu”.

cats