Gjoks pule me rozmarinë, receta e përkryer për Shën Valentin

Nuk dini çfarë të përgadisni për partnerin/en në Ditën e të Dashuruarëve? Provojeni këtë recetë të shijshme.

Lifestyle

10/02/2016 18:45

Përbërësit:

240 ml lëng portokalli
120 ml verë e bardhë e thatë
120 ml mjaltë
2 lugë të mesme rozmarinë e freskët e copëtuar
Kripë, sipas shijes
Piper
2 lugë gjalpë e zbutur
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 file pule

Përgaditja:

-Vloni lëngun e portokallit dhe verën në një tigan të thellë. Zvogëloni nxehtësinë ngadalë, por mbajeni aq të lartë sa të vlojë nga pak për 5 minuta, duke përzier vazhdimisht. Përzini brenda edhe mjaltën dhe lëreni të vlojë edhe për 5 ose 6 minuta të tjera, deri sat ë jetë trashur dhe të shkëlqejë. Lëreni anash.

-Në një enë të vogël përzini rozmarinën, kripën dhe piperin. Fërkoni këtë masë në të dyja anët e gjoksit të pulës. Lëreni anash.

-Shkrini gjalpën dhe vajin e ullirit në një tigan të madh në temperaturë të lartë. Shtoni gjoksin e pulës, mbuloni dhe lëreni të skuqet për 5 minuta. Shtoni sirupin mbi pulë. Zvogëloni temperaturën, mbulojeni dhe lëreni të piqet për 10 minuta të tjera, duke dridhur tiganin vazhdimisht dhe deri sa sosi të jetë shndëruar në një glazurë të trashë.

Shënim: Si shoqërues i kësaj pjate preferohet orizi i bardhë i zier dhe për pije, verë e bardhë Chardonnay ose Sauvignon Blanc./lajmi.net

Ju bëftë mirë!