Këta janë dy futbollistët kryesorë të Zidane te Reali

Luka Modric dhe Karim Benzema janë dy futbollistët kryesorë të Zinedine Zidane.

Sport

08/02/2016 22:51

Sipas një analize nga mediat spanjolle, Modric dhe Benzema janë lojtarët më kyç të Realit që prej ardhjes së trajnerit francez në skuadër.

Kroati është një bast i sigurt i Zidanet në mesfushë, ndërsa bashkëkombasi i tij në sulm, Benzema, ka shënuar edhe në ndeshjen e gjashtë me radhë, përcjellë “Lajmi.net”.

Në këtë mënyrë, qëndrimi i tyre në Madrid duket i sigurt, ani pse sidomos për Benzeman, vazhdimisht ka pasur zëra që mund të largohet.