Tërmet në Tajvan, shemben objekte, ngujohen shumë njerëz (Video)

Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin.

Bota

05/02/2016 23:33

Tërmeti i fuqishëm me epiqendër pranë qytetit jugor Tainan, ka shkaktuar dëme të shumta.

Disa ndërtesa janë shembur plotësisht, por deri tani ende nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren në kërkim të personave që mund të jenë të bllokuar brenda në ndërtesat e shembura.

Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan.

Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë./ Top Channel